Kaloni te përmbajtja kryesore

Rusia qëllon me raketë një shkollë në Merefa

Një raketë ruse u përplas në ndërtesën e një objekti shkollor rreth orës 03:30 të natës, thanë Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës.
Autoritetet thanë se ndërtesa në Merefa, një qytet në rajonin e Kharkiv në veri-perëndim, u shkatërrua pjesërisht. Shërbimet zjarrfikëse janë ende duke shuar zjarrin, transmeton rtv21.tv.
Mediat lokale thanë se një shkollë dhe një qendër komunitare u goditën.
Ende nuk raportohet për viktima./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button