Arrestohet një person në Shtërpcë, ja çfarë i gjeti Policia
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pas një kontrolli në dy objekte në Brezovicë të Shtërpcës.
Gjatë kontrollit te i dyshuari O.H., 40 vjeçar, Policia ka gjetur 2 pushkë automatike A-47, 1 pushkë gjysmë automatike, një kapak i pushkës automatike, një dylbi i pushkës, karikatorë dhe sasi të municionit të kalibrave të ndryshëm, ku më pas si prova materiale janë konfiskuar.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari është në mbajtje për 48 dhe ndaj tij është iniciuar rasti penal “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”./21Media