Meta: Gazsjellësit TAP rriti ndjeshëm pavarësinë e Evropës nga gazi rus
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta duke e falenderuar furnizimin me gaz natyror të Europës Perëndimore përmes gazsjellësit TAP, ka theksuar se ky projekt e ka rritur ndjeshëm pavarësinë e Europës nga gazi rus.
Sipas Metës, projekti TAP e ka përfshirë Shqipërinë në hartën e infrastrukturës energjetike strategjike europiane, veçanërisht e rëndësishme në këtë periudhë sfiduese ndaj arkitekturës së sigurisë europiane dhe euroatlantike.
”Përshëndes fillimin e furnizimit me gaz natyror të Europës Perëndimore përmes gazsjellësit TAP.
TAP është investimi i huaj më i rëndësishëm strategjik në Shqipëri, frut i bashkëpunimit të suksesshëm dhe strategjik ndërmjet Shqipërisë, partnerëve europianë dhe SHBA-ve me Qeverinë e Azerbajxhanit”, ka shkruar Meta./21Media