Sot zhvillohet intervistimi i kandidatëve për kryeprokuror të shtetit

Sot do të zhvillohet intervistimi i kandidatëve për kryeprokuror të shtetit.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili ka theksuar se ky proces është tejet i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, për qytetarët dhe shtetin e së drejtës, prandaj ka vëmendjen e të gjithëve.
”Kosova dhe qytetarët kanë nevojë që të zgjidhet një kryeprokuror që ka intergritet të lartë moral dhe profesional por edhe që është i guximshëm, punëtor e energjik. Krimi i organizuar, korrupsioni i lartë dhe çdo lloj kriminaliteti duhen luftuar kudo e tërë kohën. Drejtësia nevojitet për dinjitetin dhe mirëqenien e qytetarit por edhe për sigurinë tonë shtetërore e kombëtare”, ka shkruar Kurti në ”Facebook”.
Kurti pret që ky proces të jetë i drejtë, transparent dhe meritor./21Media

Show More
Back to top button