Kurti e pret me ceremoni shtetërore kancelarin austriak
Me ceremoni shtetërore në Sheshin Skënderbeu filloi pritja e kancelarit austriak, Karl Nehammer.
Ky i fundit u prit nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti dhe Nehammer në orën 15:15 – 15:40 do të mbajnë konferencë të përbashkët për media në ndërtesën e Qeverisë.
Sot në Kosovë do të vijnë dy delegacione ai i Shtëpisë së Bardhë dhe delegacioni austriak. Kancelari, Karl Nehammer do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani në orën 16:10, mirëpo nuk do të prononcohen për media./21Media