Edhe 56 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar edhe 56 raste të reja me COVID-19.
Siç bëhet e ditur në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë nuk ka viktima dhe janë shëruar edhe 32 persona.
Gjithashtu janë kryer edhe 1 mijë e 142 testime dhe janë vaksinuar 319 qytetarë.
Të vaksinuar me dozën e dytë janë 819 mijë 12 qytetarë, ndërsa janë imunizuar me dozën e tretë edhe 99 mijë e 11 qytetarë.
Gjithsej raste aktive në vend janë 668./21Media

Back to top button