Osmani thotë se marrëdhëniet me SHBA-të janë ekzistenciale dhe strategjike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është e përkushtuar të intensifikojë edhe me tej marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas takimit me delegacionin nga Shtëpia e Bardhë, presidentja ka thënë se marrëdhëniet me SHBA-të janë ekzistenciale dhe strategjike.
“Jam krenare për intensifikimin e bashkëpunimit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jemi të vendosur për t`i forcuar mëtej marrëdhëniet tona politike, ushtarake dhe ekonomike, prandaj sot pata nderin ta mirëpres në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë, të udhëhequr nga znj. Elizabeth Sherwood-Randall, këshilltare e Presidentit Biden. Marrëdhëniet me SHBA-të janë ekzistenciale dhe strategjike!”, ka shkruar Osmani në Facebook./21Media

Back to top button