Kërcënimet e Serbisë, Çeku: Përderisa është NATO le të flas çfarë të do
Ish-ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovë, Agim Çeku, ka thënë se kërcënimet e Serbisë nuk duhet t’i bëjnë përshtypje askujt.
“Përderisa është NATO, Serbia mund të flasë dhe të bëjë çfarë të do”, ka thënë Çeku në Argument Plus të RTV21.
Tutje, ai ka theksuar se “ne duhet ta alarmojmë botën se Ballkani nuk është punë e kryer. Është siguria dhe stabiliteti janë të brishtë në Ballkan dhe elementet që e bëjnë paqen të qëndrueshme janë hyrja e Kosovës dhe Bosnjës në NATO”./21Media