Ushtria ukrainase thotë se është shkëputur ‘përkohësisht’ nga Deti i Azov
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës inforoi se rusët kanë arritur të shkëpusin ukrainasit nga Deti Azov.
“Okupatorët ia dolën pjesërisht në zonën operacionale të Donetskut – duke privuar përkohësisht Ukrainën nga aksesi në Detin Azov”, u bë e ditur në njoftimin për shtyp.
Por, shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura tha se Moska është ende duke u penguar në të gjitha objektivat e saj kryesore të luftës, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
“Armiku po përpiqet të kompensojë dështimet në avancimin e trupave gjatë operacionit tokësor duke lëshuar sulme me raketa dhe bomba duke përdorur armë me precizion të lartë dhe bombardime pa dallim”, bëri të ditur shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura./21Media