Vritet gjenerallejtënanti rus në Ukrainë, Andrei Mordvichev
Një pjesëtar i ushtrisë ruse u vra në qytetin ukrainas të Chernobayevka pas një sulmi artilerie.
Kështu u bë e ditur nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një postim në ”Facebook” të shtunën.
Në postim, thuhet se gjenerallejtënant Andrei Mordvichev, komandanti i Ushtrisë së 8-të të Kombinuar të Armëve të Qarkut Ushtarak Jugor të Forcave të Armatosura Ruse kishte vdekur.
Në përditësimin e tij të përditshëm, ai shtoi gjithashtu se vija e frontit të luftës nuk kishte ndryshuar ndjeshëm në 24 orët e fundit, por tha se trupat e Ukrainës kishin arritur të shkatërronin disa kolona me personel ushtarak rus në rajonet Mykolaiv dhe Sumy./21Media