Ngjarjet e fundit nga lufta Rusi-Ukrainë
Këto janë ngjarjet e fundit nga lufta Rusi-Ukrainë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për paqe kuptimplote dhe bisedime të sigurisë pa vonesë me Moskën. Ai tha se ky do të ishte i vetmi shans për Rusinë që të kufizojë dëmin nga gabimet e saj.
Forcat ruse kanë rënë dakord të lejojnë banorët të evakuojnë disa qytete në Luhansk lindor të Ukrainës pas orës 09:00 me orën lokale (07:00 GMT), tha guvernatori i rajonit.
Ukraina pretendoi se një gjeneral-lejtnant rus u vra në Chernobayevka pas një sulmi artilerie. Forcat e armatosura të vendit thanë gjithashtu se mbrojtja ajrore e saj kishte shkatërruar të paktën 12 objektiva ajrore ruse.
Ish-kryeministri britanik, Gordon Brown është në mesin e 140 akademikëve, avokatëve dhe politikanëve që nënshkruan një peticion që bën thirrje për një gjyq të stilit të Nurembergut për Putinin. Ky ishte një sistem ligjor që gjykoi kriminelët nazistë të luftës pas Luftës së Dytë Botërore.
Ish-presidentët amerikanë Bill Clinton dhe George W Bush vizituan një kishë ukrainase në Çikago për të shprehur solidaritetin./21Media