96-vjeçari që i mbijetoi Holokaustit u vra nga sulmi rus
Boris Romanchenko, 96 vjeç, i mbijetoi katër kampeve naziste të përqendrimit, por jetës së tij iu dha fund të premten e kaluar nga një sulm rus në Kharkiv, sipas institutit përkujtimor “Buchenwald”.
Instituti tha në një seri postimesh në Twitter se sipas mbesës së tij, Romanchenko jetonte në një bllok apartamentesh në Kharkiv që u godit gjatë një sulmi rus, transmeton rtv21.tv.
1/2
Wie wir von Angehörigen erfahren haben, wurde unser Freund Boris Romantschenko, der die KZs #Buchenwald, #Peenemünde, #Dora und #BergenBelsen überlebt hatte, am vergangenen Freitag bei einem Bombenangriff auf sein Wohnhaus in #Charkiw getötet. Wir sind zutiefst bestürzt. pic.twitter.com/SOMAdpQn35— Stift. Gedenkstätten Buchenwald und Mittelbau-Dora (@Buchenwald_Dora) March 21, 2022
Grupi tha se Romanchenko i kishte mbijetuar kampeve të përqendrimit në Buchenwald, Peenemünde, Dora dhe Bergen-Belsen gjatë Luftës së Dytë Botërore. Grupi tha se ishte “i shtangur” nga lajmi për vdekjen e tij.
Romanchenko punoi “intensivisht në kujtimin e krimeve naziste dhe ishte nënkryetar i Komitetit Ndërkombëtar Buchenwald-Dora”, tha instituti.
Në vitin 2012, Romanchenko mori pjesë në një ngjarje që kujtonte çlirimin e Buchenwald, ku lexoi një betim kushtuar “krijimit të një bote të re ku mbretëron paqja dhe liria”, thuhej në memorial.
Në vitin 2018, një gazetë Kharkiv raportoi për vizitën e tij në Buchenwald në 73-vjetorin e çlirimit të kampit nga forcat amerikane, duke thënë, “Ngjarja u ndoq nga të burgosurit e fundit të mbijetuar të Buchenwald nga Ukraina dhe Bjellorusia – Borys Romanchenko nga Kharkiv, Oleksandr Bychok nga Kyiv dhe Andriy Moiseenko nga Minsk”/21Media