Një vit nga votimi i Qeverisë Kurti II
Sot bëhet një vit prej kur u votua qeveria aktuale e Kosovës.
Më 22 mars 2021 me 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës zgjodhi qeverinë e re, të udhëhequr nga Albin Kurti.
Votimi i qeverisë Kurti II i dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, u bë disa orë pas konstituimit të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës, ku me
69 vota kryetar u zgjodh Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021 fitoi 50.28 për qind të votave apo 58 ulëse të kuvendit.
Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 19 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) tetë deputetë.
Nga komunitete, Lista Serbe i kishte fituar të dhjetë ulëset e garantuara; dy ulëse i fituan Partia Demokratike Turke e Kosovës dhe nga një ulëse kanë fituar partitë boshnjake Koalicioni Vakat, Partia e Re Demokratike, Unioni Socialdemokrat, sikurse edhe Partia Gorane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Iniciativa Rome, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës./21Media