Prostitucion në Dobërdoll, 52-vjeçari përfundon në paraburgim
Prokuroria Themelore Publike njoftoi se ka ngritur padi penale për “trafikim me qenie njerëzore” ndaj 52-vjeçarit N.R. nga fshati Leunovë, Komuna e Mavrovës dhe Rostushës. Personi në fjalë ka qenë me vendbanim të përkohshëm në fshatin Dobërdoll në Komunën e Vrapçishtës në rajonin e Gostivarit.
“I raportuari, në periudhën nga mesi i muajit mars 2021 deri më 20.03.2022 në një objekt hoteliere në zonën e Gostivarit, të cilin e ka menaxhuar për një kohë të gjatë duke përdorur forcë dhe kanosje, si dhe duke keqpërdorur pozitë, çoi në prostitucion më shumë gra, shtetase tona dhe shtetas të Rusisë, Ukrainës, Serbisë, për një kompensim të caktuar monetar”, thonë nga Prokuroria.
Gjatë bastisjes së kryer me urdhër të gjykatës në lokacionet e veprimtarisë së tij është arrestuar N.R.
“Është kryer bastisje në objektin e hotelierisë dhe janë kontrolluar objektet afariste që shfrytëzon objekti hotelierik në zonën e Gostivarit në fshatin Dobërdoll, dhe më datë 20/21.03.2022, gjatë kontrollit është gjetur i raportuari, tre shtetas të huaj nga Serbia dhe një shtetas i ynë, si dhe gjashtë mysafirë në objekt. N.R. është privuar nga liria dhe është dërguar para gjyqtarit të procedurës paraprake, ndërsa i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh”, thonë nga Prokuroria./TV21