18 vjet burgim për vëllezërit e akuzuar për vrasjen e djalit të dajës
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve B.R.1 dhe B.R.2 për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Gjykata ka bërë ricilësimin e veprës penale sa i përket të akuzuarit B.R.1 dhe të njëjtin e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 15 vjet për veprën penale “Vrasje”, në dënimin e shqiptuar i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 07.09.2019, të njëjtit me aktvendim të veçantë i është vazhduar masa e paraburgimit. Gjykata konform nenit 364 të akuzuarin B.R.1 e ka liruar nga vepra penale “Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Gjykata ka bërë ricilësimin e veprës penale sa i përket të akuzuarit B.R.2 dhe të njëjtin e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 vjet për veprën penale “Pjesëmarrje në rrahje”, në dënimin e shqiptuar i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 07.09.2019, ndërsa të akuzuarit B.R.2 i ndërpritet masa e paraburgimit dhe i njëjti lëshohet menjëherë në liri.
“Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko civil. Obligohen të akuzuarit që të paguajnë shpenzimet e procedurës dhe atë për paushallin gjyqësor shumën prej 400 euro secili veç e veç, si dhe fondin për kompensimin e viktimave në shumë nga 50 euro”, thuhet në njoftimin e Gjykatës./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?