Propozimi përfundimtar për pagën minimale votohet këtë muaj
Këshilli Ekonomik Social-KES ka paralajmëruar se deri në fund të muajit mars do të mbahet takimi i radhës i këtij Këshilli ku do të votohet propozimi përfundimtar për pagën minimale.
“I cili propozim do t’i dërgohet për miratim Qeverisë. Besojmë shumë se propozimi i KES-it, i cili është propozim i arsyeshëm, do të miratohet nga Qeveria dhe të punësuarit në Republikën e Kosovës do të kenë një pagë minimale të arsyeshme. Duam të cekim se KES-i do të vazhdojë me punën rreth përcaktimit të pagës minimale edhe për vitin 2023, që do të mundësojë propozimin e pagës minimale më të lartë se në vitin që jemi, vitin 2022.”, thuhet në njoftiminj e KES.
Në anën tjetër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje ka përsëriut se paga minimale në Kosovë do të jetë 264 euro, gjë që më herët është kundërshtuar nga sindikatat dhe nuk ka kaluar në votim./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?