23 vjet nga përballja mes humanes dhe barbarisë së regjimit shovinist!

Ministri i mbrotjes, Armend Mehaj në 23 vjetorin fillimit të bombardimeve të NATO-s, e ka quajtur përballje historike mes humanes dhe dhe barbarisë së regjimit shovinist serb.
“23 vjet më parë, NATO filloi fushata e bombardimeve ajrore, respektivisht Operacioni Allied Force, kundër caqeve ushtarake të shtetit kriminal të Serbisë.
Përpjekjeve tona titanike shekullore për liri, me shumë sakrifica, iu bashkuan në kohën më kritike, kombet liridashëse në formacionin e përbashkët, Aleancën Mbrojtëse të vlerave të lirisë, paqes dhe demokracisë”, ka shkruar Mehaj në Fcebook.
Ai ka shprehur falënderime për akterët kryesoe që kontribuan në këtë fushatë,
“Mirënjohje e përjetshme për gjithë ata diplomatë e ushtarakë që kontribuan në betejën tonë kritike.Emrat dhe vepra madhështore e Presidentit Clinton, Kryeministrit Blair, Sekretares Albright, Gjeneralit Clark, Sekretarit Solana, Ambasadorit Holbrooke, janë të skalitur thellë në historinë tonë të lavdishme, identitetin e Republikës sonë dhe qenien tonë shpirtërore.”, ka shkruar Mehaj duke e përfunduar shkrimin e tij me hashtakun NATOisKosovo KosovoIsNATO./21Media

Back to top button