KEDS: Zjarret po djegin edhe asetet elektroenergjetike
Gjatë fundjavës në Kosovë ka pasur një numër të konsiderueshëm të zjarreve. Sipas KEDS, ato zjarre kanë shkaktuar edhe djegien e aseteve elektroenergjetike në disa raste në komuna të ndryshme të Kosovës.
“Kjo situatë është e papranueshme, pasi përvec dëmtimit të aseteve, po ndikon direkt në ndërperjen e energjisë elektirke për mijëra konsumatorë. Ekipet tona kanë qënë vazhdimisht në vatrat e zjarreve ku janë afektuar asetet e KEDS-it dhe kanë bërë maksimumin që dëmet të jenë sa më të vogla. Apelojmë te të gjithë që të kenë kujdes në rastet e zjarreve, sidomos atyre të qëllimshme, pasi po shkaktohen dëme të konsiderheshme materiale, riparimi i tyre po merr kohë, ndërsa edhe konsumatorët po mbesin kohë të gjatë pa energji elektrike”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës vetëm dje janë raportuar katër raste të zjarrëvenieve, në fshatin Obranqë të Podujevës, Rogoqicë të Kamenicës, Samadrexhë të Rahovecit dhe fshatin Bubël të Malishevës./21Media