Forcat ruse po rigrupohen, por “të paaftë për të avancuar”

Forcat ruse po rigrupohen, por ato nuk janë në gjendje të përparojnë askund në Ukrainë, pohoi zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar.

Ajo tha se forcat ruse po përpiqeshin të përforconin pozicionet që tashmë i mbanin dhe po përpiqeshin të depërtonin mbrojtjen e Kievit, por “nuk kishin asnjë shpresë për të kapur kryeqytetin”, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

“Që nga sot, armiku po rigrupon forcat e tij, por ata nuk mund të përparojnë askund në Ukrainë”, tha ajo në një konferencë./21Media

Back to top button