Johnson thotë se Britania do ta gjykojë Putinin nga veprimet dhe jo nga fjalët
Zëdhënësi i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, ka thënë se Britania dëshiron që forcat ruse të tërhiqen plotësisht nga Ukraina dhe do të gjykojë hapat e përkohshëm drejt një marrëveshjeje të mundshme paqeje me veprime dhe jo me fjalë.
I pyetur nëse Johnson u inkurajua nga premtimi i Rusisë për të zvogëluar operacionet ushtarake rreth Kievit dhe Ukrainës veriore, Johnson tha se “ne do ta gjykojmë Putinin dhe regjimin e tij nga veprimet e tij, jo nga fjalët”.
Megjithatë ka pasur pakësim të bombardimeve ruse rreth Kievit, kryesisht për shkak se forcat ukrainase kanë shtyrë me sukses ofensivën ruse në veriperëndim të qytetit.
Mirëpo, luftimet vazhdojnë dhe ka bombardime të rënda në Mariupol dhe zona të tjera./21Media