Pentagoni thotë se kërcënimi ndaj Kievit nuk ka mbaruar
Pavarësisht një zhvendosjeje të fokusit në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, Rusia vazhdon të përbëjë një kërcënim për Kievin, thotë zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.
Kirby thotë se Rusia ka të ngjarë të ketë ndryshuar fokusin e saj si rezultat i dështimit për të marrë me shpejtësi kryeqytetin e Ukrainës, që ai pretendon se ishte një objektiv kryesor i operacioneve të Rusisë, përcjell rtv21.tv
Kirby shton se teksa një numër i vogël i trupave ruse janë larguar nga Kievi, Pentagoni beson se ky është një ripozicionim dhe jo një tërheqje.
“Ne nuk jemi dhe askush nuk duhet ta mashtrojë veten me pretendimin e fundit të Kremlinit se ai papritmas thjesht do të reduktojë sulmet pranë Kievit”, tha ai.
“Kjo nuk do të thotë se kërcënimi ndaj Kievit ka mbaruar. (Rusia) po shkakton ende brutalitet masiv në vend, duke përfshirë Kievin edhe sot, dhe sulme ajrore të vazhdueshme”, përfundoi ai./21Media