Kaloni te përmbajtja kryesore

Këshilltari presidencial ukrainas paralajmëron se ditët në vazhdim “nuk do të jenë të lehta”

Këshilltari presidencial ukrainas Oleksiy Arestovych tha se luftime të ashpra priten ende në lindje të Ukrainës, afër Mariupolit dhe në jug të vendit.
Ai paralajmëroi se përpjekja ushtarake “nuk do të jetë e lehtë” në ato rajone, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv.
“Unë mendoj se ne do të marrim Mariupolin, Ukrainën lindore dhe jugun”, tha ai. “Por – dëgjoni me kujdes – nuk do të jetë e lehtë atje”.
Arestovych dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas kanë shtuar thirrjet ditët e fundit që SHBA dhe aleatët e saj të ofrojnë më shumë armatime të rënda. Duke folur gjatë konferencës së tij të përditshme, Arestovych tha se drejtimet kryesore të ushtrisë gjatë ditës së kaluar ishin rajoni i Kievit, ku trupat ukrainase rimorën më shumë se 30 vendbanime nga kontrolli rus.
“Ne konfiskojmë shumë pajisje që janë bosh, pa karburant dhe ia transferojmë Forcave të Armatosura të Ukrainës”, tha ai. “Domethënë, ofensiva po shkon mirë”.
Arestovych – i cili jep informacione të rregullta në televizionin ukrainas – gjithashtu u bëri thirrje njerëzve që t’i kthehen jetës normale, duke thënë: “Në ato zona që janë çliruar nga armiku, që nuk përbëjnë një kërcënim të menjëhershëm, dhe aq më tepër në qytetet Qendrore dhe Ukraina perëndimore ose në Lindje dhe në qendër të Ukrainës, ku nuk ka asnjë kërcënim të menjëhershëm, rimëkëmbja ekonomike është kritike për rivendosjen e jetës normale sociale dhe politike, madje edhe të jetës psikologjike”.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button