Konjufca takohet me Kamberin: Mbështetja e Kosovës do të rritet për shqiptarët e Luginës
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur sot në vizitë deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, për të cilin ka thënë se guximi dhe vendosmëria e tij duhet të jenë shembull edhe për të tjerët.
Më tutje, Konjufca ka thënë se shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës janë populli më i shtypur e i diskriminuar në Evropë. “Këtë shtypje e ka demaskuar në kuvendin e Serbisë veçanërisht deputeti Kamberi”.
Konjufca ka shkruar në Facebook se mbështetja e Republikës së Kosovës do të rritet edhe më shumë. “Në mbrojtjen e të drejtave tona ne do të qëndrojmë së bashku”, ka thënë Konjufca./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?