Hajni merr 800 euro falë sprejit
Dy persona, një mashkull dhe një femër, kanë raportuar në Policinë e Kosovës një rast të grabitjes në Prishtinë.
Viktimat kanë treguar se një person i panjohur u ka hedhur sprej dhe më pas ka grabitur rreth 800 euro para nga arka e lokalit.
Rasti ka ndodhur më datë 02.04.2022 rreth orës 23:05.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, kurse rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante./21Media