Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjeorgjia dënon vrasjet në Bucha të Ukrainës

Ministria e Jashtme e Gjeorgjisë ka dënuar ashpër vrasjet e civilëve në qytetin ukrainas Bucha, afër Kievit.

“Jemi të shkatërruar nga skenat e mizorive brutale. Të gjithë ata që janë të përfshirë në këto krime lufte duhet të mbajnë përgjegjësi”, shkroi ministria në ”Twitter”.

Presidentja, Salome Zourabichvili tha se masakra e Buçës ishte një krim kundër njerëzimit.

Qeveria gjeorgjiane ka qenë nën kritikat e opozitës për mbështetjen e saj të vakët për Ukrainën.

Qeveria ka shprehur vazhdimisht mbështetje për Ukrainën, por refuzoi t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button