Aksident ndërmjet trenit dhe kamionit, raportohet për disa të vdekur

Disa njerëz vdiqën sot pasi një kamion u përplas me një tren në jug të Hungarisë, njoftoi policia.

Një numër i personave të tjerë mbetën të lënduar në aksidentin që ndodhi në Mindszent pranë kufirit Hungari-Serbi.

“Përpjekjet për shpëtim janë duke vazhduar, kështu që ne nuk mund të themi numrin e viktimave”, tha një zëdhënës i policisë për Reuters.

Faqja lokale e lajmeve delmagyar.hu informoi se vdiqën shtatë persona./21Media

Back to top button