Hailey Bieber mohon se është shtatzënë: Më lini të qetë

Modelja Hailey Bieber mohoi se është shtatzënë pas një shkrimi mbi spekulimet e fansave se ajo është në pritje të fëmijës së saj. Kjo vjen, pasi ajo dhe bashkëshorti Justin Bieber parakaluan në tapetin e kuq të ndarjes së çmimeve Grammy të dielën.
“Unë nuk jam shtatzënë më lini të qetë”, komentoi Hailey në një postim në Instagram nga Radar, në të cilin shkruhej: “Fansat janë të bindur që Hailey Bieber është shtatzënë pasi ajo u pa në tapetin e kuq të Grammy Awards me bashkëshortin e saj e veshur në një fustan të gjerë”.

Hailey veshi një fustan Saint Laurent, ndërsa ecte në tapetin e kuq në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas me bashkëshortin e saj, 28 vjeç.

Ajo gjithashtu në mediat sociale la një mesazh për superyllin kanadez të muzikës, Justin Bieber, duke shkruar: Shumë krenare për ty dhe albumin Justice. Çfarë viti i pabesueshëm ka qenë! Kaq shumë për të festuar”./21Media

Back to top button