Përfaqësuesi rus i është adresuar Këshillit të OKB-së
Pas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky i cili përmes një videolidhje iu adresua Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tani në videolidhje është përfaqësuesi rus, Vasily Nebenzya.
Zelensky foli për tmerrin në Bucha e qytete tjera të Ukrainës dhe akuzoi Rusinë për gjenocid. Ai tha se nuk ka krim që presidenti rus Vladimir Putin nuk do të kryente.
Ndërkaq, Nebenzya ka thënë se pretendimet e Zelenskyt janë kryesisht të pabaza.
Ai ka thënë se qeveria e Ukrainës, e cila është e udhëhequr nga Zelensky – i cili është hebre, janë naziste./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?