Belgjika ia bllokon Rusisë mbi 200 miliardë dollarë transaksione

Që nga fillimi i sanksioneve ekonomike kundër Rusisë, Belgjika ka bllokuar 196.4 miliardë euro (ose rreth 215 miliardë dollarë) transaksione dhe 2.7 miliardë euro (3 miliardë dollarë) asete ruse në shifrat e fundit të shpallura nga ministri belg i Financave Vincent Van Peteghem. 

Në një deklaratë, Ministria belge e Financave ka thënë se asetet e ngrira i përkasin 877 personave dhe 62 subjekteve që figurojnë në listën e sanksioneve evropiane dhe transaksionet e bllokuara janë rezultat i kufizimeve të tjera të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Rusisë.

Për më tepër, zyrtarët doganorë belgë kanë kontrolluar gjithashtu 23,191 kontejnerë në portet belge që nga fillimi i sanksioneve.

Nga këto kontrolle “është konstatuar shkelje në 3 kontejnerë me produkte luksoze”, sipas Ministrisë.

Më tej, “1000 automjete luksoze” po mbahen në Portin e Zebrugge në pritje të kontrollit.

“Këto janë dërgesa nga jashtë BE-së dhe u shiten klientëve rusë. Dërgesat ishin tashmë në rrugën e tyre kur u publikuan sanksionet. Sanksionet financiare kundër Rusisë tashmë kanë një ndikim të madh sot”, por paralajmëroi, “qartësisht nuk mjafton që regjimi rus të ndalojë pushtimin brutal dhe skenat çnjerëzore të luftës, thuhet në deklaratë. Kjo është arsyeja pse ne nuk duhet të hezitojmë dhe të vazhdojmë me një paketë të pestë sanksionesh”, thuhej më tej./21Media

Back to top button