Kaq bileta u shitën në fazën e parë për “Katar 2022”
Faza e dytë e shitjes së biletave për Kampionati Botëror “Katar 2022”, ka nisur sot dhe do të mbyllet më 28 prill.
Në shitje janë kryesisht katër lloje biletash.
- Bileta për një ndeshje specifike
- Bileta të rezervuara për mbështetësit e një ekipi për të gjitha ndeshjet në fazën e grupeve
- Biletat që japin qasje në katër ndeshje në katër stadiume të ndryshme
Janë shitur gjithsej 804.186 bileta në fazën e parë të shitjes nga 19 janari deri më 8 shkurt, ndërkaq janë kërkuar afro 17 milionë.
Biletat për banorët e Katarit kushtojnë afro 205 dollarë secila dhe janë më të shtrenjta se ato të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”./21Media