Të shtëna me armë, dy të vdekur
Dy persona janë vrarë këtë të enjte nga të paktën një person i armatosur në qendër të Tel Aviv, të Izraelit.
Ky është sulmi i katërt i tillë brenda dy javëve në këtë vend, transmeton rtv21.tv.
Të shtënat ndodhën në rrugën Dizengoff, një nga rrugët më të frekuentuara, e njohur për baret dhe restorantet e saj.
Forcat e sigurisë po kërkojnë të paktën një person të armatosur dhe policia u ka thënë njerëzve të qëndrojnë brenda.
Tetë persona u plagosën në të shtënat e së enjtes mbrëma, katër prej tyre në gjendje kritike, tha spitali Ichilov i Tel Avivit.
Kryeministri izraelit, Naftali Bennett, është thënë se po njoftohet për situatën në selinë e ushtrisë në Tel Aviv./21Media