Liga e Evropës, këto janë rezultatet e ndeshjeve të sotme

Kanë përfunduar ndeshjet e programit të sotëm të Ligës së Evropës. Ndeshja e parë ishte ajo mes RB Leipzigut e Atalantas, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.
Me rezultat të njëjtë 1:1 përfunduan edhe dy ndeshje të tjera, ku Frankfurti barazoi me gjigantin katalunas Barcelona, ndërsa West Ham United barazoi me skuadrën franceze Lyon.
Në përballjen mes Bragas dhe Rangers triumfuese doli skuadra portugeze, e cila mposhti mysafirët me rezultat minimal 1:0./21Media

Back to top button