Rrahimaj: Vendimi i Nagavcit s’ishte ndërhyrje në punët e Komunës
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila hodhi poshtë vendimin e MASHTI-it për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar dhe përcaktimit të organizimit në objektet shkollore në Komunën e Kamenicës.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rahimaj ka thënë se as ndërtimi i kauzës politike e as qëndrueshmëria në politikë nuk mund të bëhet mbi kurrizin e të tjerëve dhe sipas tij aq më pak mbi fëmijët.
“As ndërtimi i kauzës politike e as qëndrueshmëria në politikë nuk mund të bëhet mbi kurrizin e të tjerëve, aq më pak mbi fëmijët. Duhet ta kemi të qartë se në politikë përfaqësohen interesa të qytetarëve dhe asnjëherë imazhe politike personale” ka shkruar Rahimaj.
Ai ka publikuar disa dokumente nëpërmjet të cilave, siç thotë, dëshmohet se vendimi i Nagavcit, ishte i duhur, pavarësisht se Kushtetuesja e tha fjalën e saj për këtë rast.
Për iniciativën për reforma në arsim, Rahimaj ka thënë se komuna e Kamenicës është përballur me dëme të pariparueshme tek fëmijët në sistemin arsimor komunal.
Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë vendimin e Ministrisë së Arsimit për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar dhe përcaktimit të organizimit në objektet shkollore në Komunën e Kamenicës./21Media