Mot me shi e borë të dielën në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë barike do të krijoj kushte për krijimin e vranësirave të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore. “Reshjet e borës më të fokusuara parashihen në viset e larta malore”.
IHMK ka njoftuar se sa i përket temperaturave, ato do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Të dielen temperaturat minimalet do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet  2-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.
Kushtet biometeorologjike mbesin relativisht të mira, por jo edhe kushtet agrometeorologjike, pasi që fusha e pemtarisë, konkretisht lulet e disa pemëve të hershme,  mund të rrezikohet nga vlerat negative që parashihen në fillim të javës  (të hënën dhe ditën e marte)./21Media

Back to top button