Pas shkarkimit të Sinanit, reagon Shaip Kamberi
Ish-deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pas shkakrkimit të sotëm të Kryetares së Preshevës, Ardita Sinanit. Kamberi ka theksuar se ata që e kanë shkarkuar Sinanin kanë humbur gjithçka.
“Ata, jo Ti, sot humbën gjithçka bashkë me nderin. Por besoj se mbetet pupulli ai që më së miri e din peshën e hipokrizisë, vetmashtrimit e respektit dinjitoz që ata kanë për gënjeshtrën.”, ka shkruar ai në Facebook.
Me 20 vota për, asnjë kundër dhe 18 fletëvotime të papërdorura sot është shkarkuar kryetarja Ardita Sinani, e cila ka pasur mandat dy vjeçar./21Media