”9” e Yll Limanit arrin një milion klikime brenda një dite

Po bëhen dy ditë që kur Yll Limani e ka publikuar projektin e tij më të ri.
”9”, është pëlqyer mjaftë shumë nga të gjithë adhuruesit e muzikës së Yllit.
Kënga brenda një dite ka grumbulluar mbi 1 milionë klikime në ”Youtube”.
”9”, është i zhanrit R&B dhe për muzikën u kujdesën Ylli bashkë me Fatjon Miftari. Ndërsa, edhe për tekstin është kudjesur vet artisti në bashkëpunim me Tonic dhe Denk.

Më vonë Ylli ka postuar edhe një fotografi në ”Instagram”, teksa ka shkruar ”unë kur i shoh të gjithë duke e pëlqyer 9”./21Media

Back to top button