Sigmar Gabriel takohet me krerët vendor

Ministri gjerman, Sigmar Gabriel u pritë nga Mustafa dhe Hoxhaj

Ministri Federal i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, arriti në Qeveri ku u pritë nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Pas takimit tre palësh i cili është i mbyllur për media, kryeministri Mustafa dhe ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel do të mbajnë konferencë para gazetarëve.

Ndryshe, kjo është vizita e parë në Kosovë prej që Gabriel është zgjedhur ministër i jashtëm i Gjermanisë./21Media

Back to top button