Ngjarjet e datës 12 prill

09:20
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, shqyrton dy projektligje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
10:00
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar takimin inaugurues të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N506)
10:00 – 11:55
Një delegacion nga shteti i Izraelit, kryesuar nga Ministri për Bashkëpunim Regjional, Issawi Frej, vizitojnë Kosovën.
Agjenda:
Ora 10:00 – 10:15 – Homazhe te Pllaka memoriale në nderim të viktimave të Holokaustit. (Oborri i ndërtesës së Kuvendit)
Ora 10:15 – 11:15 – Takim bilateral në mes të Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Ministrit për Bashkëpunim Regjional të Izraelit, Issawi Frej. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38)
Ora 11:15 – 11:55 – Konferencë e përbashkët për media e dy ministrave. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla e konferencave)
10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport diskuton për gjendjen e kulturës, rinisë e sportit në nivel komunal. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)
10:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportin me rekomandime për Projektligjin për mbrojtjen e sekreteve tregtare si dhe raportin vjetor të ARrU-së për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)
10:00
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) lanson platformën “Ambientalisti”, e realizuar në kuadër të projektit “Rritja e aktivizimit qytetar në çështjet e ambientit”. (Zyret e GLPS-së, Rr. “Rexhep Luci”)
11:00
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin vjetor të RTK-së për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
11:00
Partia Socialdemokrate mban aktivitet pranë Ministrisë së Arsimit. (Para MASHTI-t)
12:00
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për mbrojtjen e sekreteve tregtare dhe Projektligjin për mbrojtjen e konkurrencës. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)
17:45
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, pret në takim presidenten e BERZh-it, Odile Renaud Basso, si dhe shefin e Sektorit për Bashkëpunim nga Zyre e BE-së, Luiggi Brusa, me ç’rast do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi. (Objekti i vjetër i Komunës)
20:00
Kombëtarja e Kosovës në Futboll në konkurrencën e femrave zhvillon ndeshjen Kosovë-Belgjikë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”).

Back to top button