Anija luftarake “Moskva” është fundosur sipas mediave shtetërore ruse
Ministria ruse e mbrojtjes thotë se luftanija e saj Moskva është fundosur, raportojnë mediat shtetërore.
Ukraina thotë se ka kryer një goditje në anije, ndërsa Rusia pretendon se municionet në bord janë hedhur në erë.
Moskva thuhet se po tërhiqej në Krime për riparime, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Në një deklaratë, departamenti ushtarak rus tha: “Gjatë tërheqjes së kryqëzorit Moskva në portin e destinacionit, për shkak të dëmtimit të trupit të marrë gjatë zjarrit nga shpërthimi i municioneve, anija humbi stabilitetin”.
“Në kushtet e deteve të stuhishme, anija u fundos”./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?