Haradinaj thotë sulmi ndaj policisë duhet të jetë alarm për të gjithë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se sulmi ndaj Policisë së Kosovës duhet të jetë alarm pëe të gjithë.
“Krimi i organizuar nuk ka përkatësi politike as etnike. Ai i rrezikon të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, andaj është në interesin e secilit individ dhe komunitet që ta denoncojë e ta luftojë krimin. Të distancohemi nga dhuna e nga krimi e të bashkohemi në luftën e pakompromis ndaj tij.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Dy vetura të Policisë së Kosovës të cilat po bartnin zyrtarë policorë për në pikat kufitare, janë sulmuar në mëngjesin e së premtes. Kështu ka bërë të ditur në një konferencë për media, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Show More
Back to top button