8 civilë të vrarë në lindje të Ukrainës
Zyrtarët në Ukrainën lindore kanë raportuar tetë të tjerë të vdekur civilë sot(18 prill).
Katër persona u vranë nga bombardimet ruse në zonën e Donetskut, shkroi guvernatori i rajonit në Telegram.
Dhe të paktën katër të tjerë u vranë pasi qyteti i Kreminës ra në duart e armikut gjatë natës, sipas kreut të rajonit të Luhansk.
Të dy rajonet formojnë Donbasin e Ukrainës, ku presidenti Zelensky thotë se një betejë e madhe për kontroll është duke u zhvilluar.
Më herët sot, u raportua për shtatë persona të vrarë gjithashtu nga sulmet me raketa në qytetin perëndimor të Lviv, dhe dy të tjerë në Kharkiv në veri./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?