“Nerimani” dhe “Maxhiti” në pritje të fëmijës së parë!

Çifti i njohur turk, Neslihan Atagul dhe Kadir Douglu të cilët po shfaqen në rolin e “Nerimanit” dhe Maxhitit në serialin “Midis dy lagjesh”, i cili transmetohet në RTV21, kanë ngritur dyshimet se janë në pritje të fëmijës së parë.
Ata u panë së bashku në një event në Turqi ku u deklaruan edhe para gazetarëve . Në fund të intervistës, Douglu i cili po përkëdhelte barkun e gruas së tij u pyet se “A është ky një mesazh për ne? Apo zonja Neslihan është shtatzënë?”
Përgjigjen e dha aktorja e njohur duke qeshur : “Me kënaqësi do t’ju njoftojmë nëse ndodh diçka e tillë”.
Çifti romancën e tyre e nisën pikërisht gjatë xhirimit të serialit “Midis dy lagjesh”, ata u martuan ë korrik të vitit 2016 e që atëherë jetojnë të lumtur martesën e tyre./21Media

Back to top button