Barcelona me mungesa në ndeshjen me Real Sociedadin
Fati, Roberto dhe Umtiti së fundmi janë rikthyer në stërvitje te Barcelona pas dëmtimeve të gjata, por treshja mbeten jashtë fushës për përballjen me Real Sociedadin.
Barcelona do të nis nga rikthimi i Gerard Pique. Ronald Araujo gjithashtu është rikthyer në skuadër pasi vuante një pezullim kundër Cadizit të hënën mbrëma.
Skuadra e Barcelonës:
Ter Stegen; Neto, Carevic; Dest, Pique, Araujo, Alves, Lenglet, Alba, Mingueza, E Garcia; Busquets, Puig, Nico, F de Jong, Gavi; Dembele, Memphis, Adama, Braithëaite, L de Jong, Ferran, Aubameyang./21Media