Moska ka deportuar 500 mijë njerëz në Rusi
Moska ka deportuar 500,000 njerëz nga Ukraina në Rusi, u tha anëtarëve të Parlamentit Evropian kreu i komitetit humanitar të parlamentit ukrainas.
Mykyta Poturayev i bëri thirrje Kryqit të Kuq të vendosë kontakte me të zhdukurit.
“Gjysmë milion qytetarë ukrainas u deportuan nga Ukraina në Federatën Ruse pa marrëveshje nga ana e tyre,” tha ai.
“Fatkeqësisht nuk ka asnjë mundësi për momentin as (për të bërë) kontakt me këta njerëz,” u tha Poturayev eurodeputetëve me lidhje video.
Nuk ka qenë e mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur shifra e dhënë nga Poturayev, i cili nuk dha detaje apo prova mbështetëse.
Qeveria ukrainase këtë muaj tha se fëmijët po ndahen nga prindërit e tyre me synimin që ata të birësohen nga familjet ruse./21Media