SHBA mirëpret pezullimin e Rusisë në Organizatën e Shteteve Amerikane

Shtetet e Bashkuara mirëpritën pezullimin e Rusisë nga statusi i saj i vëzhguesit të përhershëm në Organizatën e Shteteve Amerikane, tha në një deklaratë të enjten Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

“Me miratimin e kësaj rezolute, vendet anëtare të OAS-së demonstruan se ne nuk qëndrojmë mënjanë përballë shkeljeve të ligjit ndërkombëtar humanitar nga qeveria ruse dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut,” tha Blinken.

Rezoluta e titulluar “Pezullimi i statusit të Federatës Ruse si Vëzhguese e Përhershme e Organizatës së Shteteve Amerikane” ka pasur 25 vota pro, zero kundër, tetë abstenime dhe një mungesë.

Blinken tha se ata “lavdërojnë qeveritë e Antigua dhe Barbuda dhe Guatemala për udhëheqjen e miratimit të rezolutës, dhe të gjitha qeveritë që e mbështetën atë”./21Media

Back to top button