Tetë të vrarë e dy të plagosur në Luhansk
Tetë persona janë vrarë dhe dy janë plagosur nga bombardimet ruse në rajonin lindor të Ukrainës Luhansk, ka thënë kreu rajonal Serhiy Haidai.
Në një postim në Telegram, ai shkruan se gjashtë persona vdiqën kur qytetet Hirske dhe Zolote u bombarduan të shtunën.
Më vete, dy persona – të dyja gra – u gjetën të vdekur nën rrënojat e një shtëpie të shkatërruar në qytetin Popasna, i cili u godit disa ditë më parë.
Haidai shtoi gjithashtu se një zyrë policie në qytetin e Severodonetsk u shkatërrua.
Në fillim të kësaj jave, Rusia ka thënë se tani ishte duke e përqendruar operacionin e saj ushtarak në kapjen e Luhanskut dhe rajoneve fqinje të Donetskut, pasi dështoi të pushtonte Ukrainën veriore, duke përfshirë kryeqytetin Kiev./21Media