Ukraina shpreson të sigurojë armë të rënda nga SHBA

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksyy ka thënë se Ukraina shpreson të sigurojë armë të rënda në bisedimet me sekretarët e shtetit dhe të mbrojtjes amerikane të dielën në Kiev.
Ai shtoi se furnizimet do të ishin jetike për Ukrainën që përfundimisht të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia.
“Sapo të kemi (më shumë armë), sapo të ketë mjaft prej tyre, më besoni, ne do të rimarrim menjëherë këtë apo atë territor, i cili është i pushtuar përkohësisht”, u tha ai gazetarëve.
Në një konferencë shtypi të mbajtur në një stacion metroje të shtunën, Zelenskyy paralajmëroi gjithashtu se Kievi do të hiqte dorë nga bisedimet me Moskën nëse Rusia shkatërronte “popullin tonë” të rrethuar në qytetin e shkatërruar nga lufta të Mariupolit ose organizonte referendume për të krijuar më shumë republika të shkëputura. -toka e okupuar ukrainase./21Media

Back to top button