23 raste të reja me koronavirus në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 23 raste të reja me koronavirus.
Po ashtu, në 24 orët e fundit janë dhënë 57 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.379 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.763 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërkaq janë dhënë 101.190 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.396.
Në total numri i rasteve aktive është 442. /21Media