Dy muaj nga filllimi i luftës në Ukrainë, ngjarjet e fundit

Ukraina po shënon Pashkët Ortodokse. Presidenti Zelensky ka publikuar një video fjalim sfidues të filmuar brenda një katedraleje. Ai u zotua se vendi i tij do të dilte fitimtar nga lufta
Pavarësisht datës fetare, Rusia ka vazhduar të bombardojë punimet e metalit Azovstal në Mariupol, thotë një luftëtar nga regjimenti i diskutueshëm i Azov, i cili është ndër mbrojtësit e fundit ende të fshehur brenda.
Zelensky pret sot në Kiev dy zyrtarë të lartë amerikanë. Por, SHBA nuk ka dhënë asnjë detaj rreth vizitës së Sekretarit të Shtetit Antony Blinken dhe Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin.
Ka pasur sërish thirrje për ndalimin e luftimeve. Një ndihmës i Zelensky i ka kërkuar Rusisë që të pajtohet me një armëpushim të Pashkëve.
Ndërkohë, OKB-ja dhe Kryqi i Kuq kanë kërkuar ndalimin e armiqësive në mënyrë që njerëzit të mund t’i shpëtojnë Mariupolit, i cili është shkatërruar në masë të madhe.
Një korridor humanitar supozohet se do t’i lejojë njerëzit të largohen nga ai qytet sot, por ne presim lajme të mëtejshme nëse operacioni delikat po funksionon siç shpresohet./21Media

Back to top button