Ukraina mund ta fitojë luftën nëse ka pajisjet e duhura

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se rrugës për në Kiev dukej sikur gjërat kishin filluar të normalizoheshin.
Austin thotë se natyra e luftës në Ukrainë ka evoluar kështu që ka nevojë për armë me rreze të gjatë dhe ka shprehur nevojën për tanke. Ai thotë se është e vështirë për SHBA-në të gjurmojë se çfarë ndodh me armët e transferuara në Ukrainë, pasi nuk ka forca amerikane në terren.
Por ai foli me ukrainasit për t’u siguruar që armët të gjurmohen sa më mirë që të jetë e mundur, përcjell rtv21.tv
“Hapi i parë për të fituar është të besosh se mund të fitosh… Ne besojmë se ne mund të fitojmë, ata mund të fitojnë nëse kanë pajisjet e duhura, mbështetjen e duhur”, thotë Austin, raporton BBC.
Ai shtoi se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ishte mirënjohës për gjithçka që SHBA-ja po bën, por është i fokusuar në atë që i nevojitet më pas për të qenë i suksesshëm./21Media

Back to top button